Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku reagon pas videos së VV-së: Aman, punoni diçka, nuk qeveriset me propagandë

Gazeta10
18 October 2022 - 21:41

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të videos së fundit nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila kritikon dhe akuzon qeveritë e kaluar për gjendjen energjetike ndër vite, raporton Gazeta10.

Çitaku ka thënë se VV ka sabotuar çdo projekt që ka synuar rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe pavarësinë energjetike. Sipas saj, Qeveria Kurti nuk ka sjell as projektin e MCC për energjinë.

“Ama bash secilin, prej ndërtimit të termocentralit me thëngjill Kosova e re, deri tek kyqja në gazsjellësin e mbështetur nga SHBA-të. Qeveria Kurti nuk e ka sjellë as projektin e MCC, e as ndonjë projekt tjetër në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Sipas Çitakut, arritja e vetme e qeverisë së VV-së, është rikthimi i gjeneratorëve dhe vendosja e çmimeve të larta të energjisë.

“E vetmja e arritur e kësaj qeverie është rikthimi i agregatëve dhe çmimeve më të larta të energjisë që qytetari ynë ka paguar ndonjëherë. Nuk qeveriset me propagandë. Qeveriset me punë. Aman, punoni diçka”, ka shkruar ajo./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.