
Ka nisur Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po prezantohet raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut, raporton Gazeta10.
Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, prezantoi fillimisht raportin, ku sipas saj mes Kosovës dhe Serbisë, që nga pranvera ka pasur disa përshkallëzime dhe tensione akute në terren të cilët kërcënojnë që të shtyhet mbrapa në dialogun e mbështetur nga BE.
Në këtë seancë po merr pjesë edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila do të prezantojë qëndrimet e Republikës së Kosovës./Gazeta10.