Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjykata refuzon pjesërisht kërkesëpadinë e Elbert Krasniqit ndaj Veton Berishës për shpifje

Gazeta10
06 November 2025 - 11:29

Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se ka refuzuar pjesërisht si të pabazuar kërkesëpadinë për shpifje të parashtruar nga ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kundër deputetit Veton Berisha.

“Gjykata po ashtu ka hedhur pjesërisht kërkesëpadinë si të palejuar (pasafatshme) për disa nga deklaratat e pretenduara, ndërsa ka obliguar paditësin që të paditurit t’i kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 374 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.