Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Autobusi përplaset me veturën në Torino të Italisë, vdes shoferi, lëndohen 20 nxënës

Gazeta10
06 November 2025 - 11:46

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Arignano, pranë Torinos. Një veturëështë përplasur me një autobus që transportonte rreth pesëdhjetë persona, kryesisht nxënës që po shkonin në shkollë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se për pasojë humbi jetën drejtuesi i veturës ndërsa 20 nxënës u lënduar.

Në vendngjarje shkuan ekipet e shërbimeve të emergjencës, ambulancave ajrore dhe zjarrfikësve, të cilët siguruan zonën, ndërsa shkaku i aksidentit është ende nën hetim.

Autoritetet po mbledhin deklarata nga pasagjerët dhe shoferët që kanë qenë dëshmitarë të vendit të ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.