Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë dyshohet se u plagos gjatë përleshjes me viktimat

Gazeta10
07 Nëntor 2025 - 9:32

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Golluboc të Malishevës, është arrestuar mëngjesin e sotëm. Ai është gjetur i plagosur nga Policia e Kosovës.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka deklaruar se i njëjti dyshohet se është plagosur gjatë përleshjes me viktimat.

Ai ka marrë trajtim mjekësor në QMF-në e Malishevës, për t’u tranferuar më pas për në QKUK.

Dy vëllezërit mbetën të vdekur para dyerve të shtëpisë dje në Golluboc të Malishevës.

Të afërm të viktimave treguan se i dyshuari ka ardhur ta marrë bashkëshorten, motrën e dy viktimave, e cila po qëndronte te familja pasi disa ditë më parë i vdiq babai.

Në të dalë nga shtëpia, jashtë dyerve të oborrit ka nisur konflikti mes dhëndrit dhe vëllezërve, ndaj të cilëve shtiu me armë dhe i la të vdekur.

I dyshuari edhe më parë kishte pas aktakuzë për dhunë në familje. Atij ishte ngritur aktakuzë në prill të këtij viti për dy vepra penale “Dhunë në Familje” dhe “Kanosje”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.