
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përfunduar takimin me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton Gazeta10.
Escobar ka thënë se ata kanë diskutuar edhe për dialgoun me Serbinë si dhe për impikimet rajonale që ka ky proces.
“Ne diskutuar për raportet me Serbinë, për implikimet rajonale në dialog, për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme amerikane”, ka thënë ai.
Më tej, diplomati amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin Kosovën në të gjitha aspiratat e saja.
“SHBA-ja mbështet Kosovë në të gjitha aspiratat e saj euroatlantike”, ka thënë më tej Escobar.
Escobar para pak mintuash ka takuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai gjatë ditës do të takojë edhe krerët e subjekteve opozitare. / Gazeta10