Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

FBK-ja lejon “Torcidat” të udhëtojnë në Gjakovë, Vëllaznimi i refuzon

Gazeta10
19 October 2022 - 13:06

KB Vëllaznimi në një njoftim zyrtar ka bërë me dije se nuk do të aprovojë kërkesën e KB Trepça për lejimin e tifozëve “Torcida” në palestren “Shani Nushi”.

Njoftimi i KB Vëllaznimi:

Data: 19.10.2022

KB Vëllaznimi njofton që vendimi i FBK-s për miratimin e kërkesës së Trepcës për udhëtim është tejet jo-serioz dhe skandaloz.

Ne vendimin Nr. 581 te dates 18.10.2022 thuhet qe klubi jonë është kontaktuar zyrtarisht nga FBK dhe ne nuk kemi siguruar prova te mjaftushme qe nuk ka siguri per tifozët mysafirë.

Së pari, ne në asnjë moment nuk jemi kontaktuar zyrtarisht nga FBK dhe FBK nuk e ka marr mendimin tonë.

Se dyti, pas ndeshjës së Pejës ka pasur problemen jashtë palestrës dhe ka ende raste të hapura në polici.

Duke marre parasysh që në palestrën tonë mbi 50% të shikuesve janë gra, vajza dhe fëmijë ,KB Vllaznimi refuzon kërkesën e KB Trepçës për tifozë mysafirë. Gjithmonë duke pasur në mendje sigurinë e të gjithve.

Klubi jonë ka respektë të madhë për KB Trepç-ën dhe organizimin profesional të tyre. Gjithashtu, dëshira jonë është që të aprovojmë kërkesën e tyre, por mendojmë që zgjidhja më e mirë është që të mos ketë tifozë mysafir.

Kështu qe me vendim të bordit ne ZYRTARISHT KEMI REFUZUAR KERKESEN PER TIFOZ MYSAFIR.

P.s. Ne si klub jemi duke pergatitur pergjigjen ndaj kerkeses se Trepces dhe do ja dergojm FBK-s zyrtarisht gjate dites se sotme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.