Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U gjetën të vdekur në banesën e tyre në Francë, çifti shqiptar lë pas vetes dy fëmijë të mitur

Gazeta10
14 Nëntor 2025 - 13:31

Një çift shqiptar që mbetën të vdekur në rrethana ende të paqarta në Francë, kanë lënë pas vetes dy fëmijë të mitur.

Siç ka bërë të ditur Policia Franceze, ata u morën menjëherë nën kujdesin e shërbimeve të mirëqenies së fëmijëve dhe iu nënshtruan një ekzaminimi mjekësor.

Të dy prindërit i takonin moshës, 30 dhe 36 vjeç dhe u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre në Rue Général-Paulet në Brest.

Sipas informacioneve të Policisë franceze, hetimi po anon drejt një rasti të femicidit nga vetëvrasja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.