
Duke folur për Financial Times, drejtori i ri i “Superligës Evropiane” Bernd Reichart dha vlerësimin e parë se kur mund të shohim nisjen e edicionit të parë të Superligës Evropiane.
“Sezoni 24/25? Është e arsyeshme”, ka thënë fillimisht Reichart.
Në deklaratën e publikuar nga A22 në faqet e tyre të internetit, Reichart pohoi se formati i Superligës Evropiane, ndoshta kundërshtimi më i madh për shumë, mund të ndryshojë.
“Unë besoj në një dialog aktiv dhe të zgjeruar për të krijuar një model të qëndrueshëm sportiv për futbollin evropian. Ne duam të kontaktojmë me palët e interesuara në komunitetin evropian të futbollit dhe ta zgjerojmë këtë vizion. Edhe fansat do të kenë shumë simpati për idenë. Është një fletë bosh. Formati nuk do të jetë kurrë pengesë”.
“Ka një rivlerësim të projektit. Ka një lëvizje të theksuar qartë drejt një formati të hapur dhe anëtarësimit të përhershëm që të jetë jashtë tryezës. Ne duam të shohim nëse ka apo jo një konsensus më të gjerë për problemet me të cilat përballet futbolli evropian”, përfundoi drejtori i ri.
Superliga Evropiane e futbollit ishte një ide e top klubeve europiane por pa marrë asnjëherë aprovimin e UEFA-së e cila kundërshton fuqishëm zërat për krijimin e një lige të tillë që do ta fundoste ligën më interesante të futbollit “Champions League”.