
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme nuk e ka trajtuar çështjen për ligjshmërinë e zgjedhjes së dy kryetarëve të Listës Guxo, ndonëse ditë më parë Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, ka konstatuar një varg shkeljesh në Kuvendin zgjedhor të kësaj partie, raporton Gazeta10.
Publikimi i këtij rekomandimi, nuk u mirëprit nga anëtarët e KQZ-ja, teksa anëtari nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama, tha se raportet e tilla ndonëse janë pa vlerë, fillimisht duhet të njoftohet KQZ-ja.

“Raportet mos me qenë të njëjta dhe nuk është mirë që fillimisht t’u ndahen medieve e më pastaj të publikohen në ueb faqen e KQZ-së.”, tha Rama.
Në këtë mbledhje KQZ-ja ka trajtuar edhe çështjen për zëvendësimin e një asambleisti të Kuvendit Komunal në Podujevë.
Ditë më parë Gazeta10, publikoi dokumentin në të cilin thuhej se KQZ nuk i njeh dy kryetarët e zgjedhur të partisë GUXO dhe rekomandohej kuvendin i ri brenda 45 ditësh./Gazeta10