Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Intervista ekskluzive e Escobar për Kanal10, sonte nga 20:20 emisioni special

Gazeta10
19 October 2022 - 17:28

Në Kanal10 duke filluar nga ora 20:20 do të mund të ndiqni një emision special për intervistën e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhënë për Kanal10.

Në studio do të jenë analistët Halil Matoshi, Fidan Rama, Blerim Gashi si dhe Blerim Canaj.

Ky emision special do të drejtohet nga Xhemajl Rexha dhe Kushtrim Sadiku.

Në lidhje direkte do të jenë edhe përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor sot gjatë ditës ka zhvilluar takim fillimisht me presidenten Vjosa Osmani më pas me Kryeministrin Albin Kurti.

Në dy takimet e ndara me krerët e shtetit, Escobar ka theksuar vazhdimin e mbështetjen amerikane në raport me Kosovën si dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Diplomati amerikan nesër udhëton për në Serbi. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.