
I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sonte me fillim nga ora 20:20, do të zhvillojë një intervistë ekskluzive me gazetarin Xhemajl Rexha.
Në këtë intervistë do të diskutohet për bisedat e zhvilluara mëngjesin e sotëm me krerët e Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta10.
Gjithashtu, Escobar do të tregojë se a ka pasur përplasje mes krerëve të Institucioneve të Republikës së Kosovës për disa tema, si dhe a ka kërkuar ai shtyerjen e zbatimit të vendimit për targat, nga ana e Kosovës.
Çfarë bisedoi i dërguari i ShBA-ve me të parët e vendit për Asosciacionin dhe cili model mund të jetë i përshtatshëm për Kosovën?
Këto dhe tema të tjera për dialogun, raportet Kosovë-ShBA, rajonin dhe Gjykatën Speciale – mund t’i ndiqni sonte në intervistën ekskluzive në Kanal10./Gazeta10