
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka konfirmuar për Gazetën10, se PDK-ja ka marrë ftesë për takim nga Kryeministri Albin Kurti.
Abdullahu ka thënë se në këtë ftesë nuk është specifikuar se për cfarë është ftuar takimi, andaj posa të kenë informacione të tjera, do t’i përgjigjen, raporton Gazeta10.
“Para pak minutash kemi pranuar një e-mail nga Kabineti i Kryeministrit, nëpërmjet të cilit ështe ftuar kryetari i PDK-së Memli Kransiqi për takim të përbashkët me krerët e subjekteve opozitare dhe kryeministrin. Por, në këtë e-mail nuk është specifikuar tema dhe agjenda takimit. Pasi të marrim informacione të sakta nga Zyra e Kryeministrit për qëllimin dhe agjendën zyrtare të takimit, kyetari do të vendosë se a do të merr pjesë në këtë takim apo jo”, thënë ai./Gazeta10