
Kryetari i Sindikatës së Transportuesve Privat, Avdyl Brajshori për emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka thënë se situata është bërë e paqëndrueshme dhe se punëtorët tashmë janë në limitet e tyre.
Ai ka bërë të ditur se kanë hyrë në muajin e shtatë pa marrë paga.
Brajshori theksoi se pavarësisht mungesës së pagave, deri tani kanë arritur të funksionojnë falë mirëkuptimit të furnitorëve, të cilët i kanë furnizuar me derivate pa pagesë, si dhe falë disa të hyrave vetanake.
Ai ka bërë të ditur se përfaqësuesit e transportuesve kanë zhvilluar takime me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, por pa marrë afate konkrete për zgjidhje.
Sipas Brajshorit, shpresa e vetme mbetet miratimi i bartjes së buxhetit të vitit 2024, për të cilën është thirrur një seancë e re. “Kishin premtuar se do të votohet dhe të bëhet bartja, dhe kur të kryhen ato procedura besoj që do të shlyhen edhe borxhet ndaj nesh,” u shpreh ai.