Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mërgatës do t’i dërgohen fletëvotimet fizikisht, Gjoshi: Lajm i mirë, VV’ja deshi që procesi të manipulohet lehtë përmes e-mailave

Gazeta10
25 November 2025 - 15:16

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka vendosur që diasporës që regjistrohet për të votuar përmes postës, t’iu dërgohen fletëvotimet në adresë të vendbanimit të tyre, të cilin e deklarojnë gjatë regjistrimit.

Për këtë ka reaguar Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, duke e cilësuar si ‘’lajm të mirë nga KQZ për integritetin e votimit të mërgatës’’.

Postimi:

Lajm i mirë nga KQZ për integritetin e votimit të mërgatës.

Bashkëatdhetarëve që do të regjistrohen për votim përmes postës do t’iu dërgohen fletëvotimet origjinale në shtëpitë dhe banesat e tyre.

Mjeshtrit e manipulimeve nga Vetëvendosje deshtën që ky proces të mos ketë integritet, por të manipulohet lehtësisht duke dërguar fletëvotime me e-maila që nuk dihet në adresë të kujt do të shkojnë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.