Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari

Gazeta10
28 November 2025 - 10:59

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz për 28 Nëntor.

“Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit: Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, përvjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, gjeneralë dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz”.

FSK tha se me këtë rast, u nderua sakrifica e familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sakrifica e gjithë brezave që luftuan e u flijuan për atdhe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.