
Kampioni I Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, ka pësuar humbjen e dytë rresht ne kuadër të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup, raporton Gazeta10.
Ylli u mposht nga skuadra gjermane, Chemnitz, me rezultat të thellë 90-60.
Skuadra gjermane dominoi në të gjithë çerekët e ndeshjes të cilët i fitoi me shifrat 25-13, 26-13, 22-15 dhe 17-19 për të arritur fitoren e parë këtë edicion në këtë kompeticion.
Ndeshjen e radhës në garat ndërkombëtare, Ylli e zhvillon ndaj skuadrës tjetër gjermane, Bamberg, në javën e ardhshme.
Kjo është hera e parë që skuadra nga Theranda merr pjesë në garat evropiane. /Gazeta10/