Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Inspektori i policisë shqiptare arrestohet sapo kthehet nga Kosova

Gazeta10
29 November 2025 - 21:03

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar ndaluar këtë të shtunë, më 29 nëntor, një punonjës të Policisë së Shtetit, inspektor J.U., i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetases me inicialet L.H., e cila më 17 nëntor 2025 ka deklaruar se punonjësi i policisë J.U ka ushtruar shantazh dhe kërcënime ndaj saj, duke e detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Në kuadër të çështjes hetimore, janë referuar materiale procedurale shtesë edhe ndaj dy personave të tjerë: M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” (neni 311 i Kodit Penal); Si dhe A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” (neni 302 i Kodit Penal).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.