Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I fejuari tentoi ta vriste, QKUK jep detaje për gjendjen e gruas

Gazeta10
30 November 2025 - 17:20

Një person kishte tentuar te vriste të fëjuarën e tij, gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë.

Viktima ishte dërguar për t’u operuar në QKUK, për shkak të gjendjes së rëndë.

Rreth gjendjes së saj, detaje  ka dhënë drejtori i Emergjencës Naser Syla.

Syla tha se ajo është në gjendje stabile dhe tani është duke u trajtuar në Mjekim Intensiv Qendror.

“Pacientja në Mjekim Intensiv Qendror ndodhet në gjendje stabile. Mbrëmë është trajtuar në Qendren Emergjente, ku ekipet kujdestare të Anestezionit dhe Kirurgjisë Abdominale kanë kryer intervenimin në sallat operative. Pas trajtimit fillestar, ai është dërguar në MIQ për kujdes dhe trajtim të mëtejshëm”, deklaroi ai .KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.