Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Halimi i përgjigjet Muratit: Të deklarosh se LDK është kundër diasporës është kauzë e rreme

Gazeta10
30 November 2025 - 23:04

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar vendimin e KQZ-së që të votohet jashtë ambasadave e konsullatave.

Këtë vendim të PZAP, e ka përdorur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke pretenduar se LDK-ja ishte kunder diaspores.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sibel Halimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila i kundërpërgjigjet Muratit:

“Të deklarosh se LDK është kundër diasporës është vetëm kauza e radhës e rreme, për të mbuluar panikun para zgjedhjeve dhe hipokrizinë permanente të partisë në pushtet. Edhe kur koordinohen njëzëri për ta goditur LDK-në, kot e kanë — çdo maskë e tyre tashmë ka rënë. Qytetarët po rikthehen në mbrojtje të shtetit. Mashtrimi po mbaron!”, është shprehur Halimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.