Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pantina: Pavarësisht individëve, LDK-ja vazhdon ta ruaj rrugën e Rugovës

Gazeta10
02 December 2025 - 18:37

Analistja politike Shqipe Pantina ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta ruajë vijën politike dhe vizionin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, pavarësisht ndryshimeve brenda partisë dhe qëndrimeve të disa individëve.

E ftuar në emisionin Gazeta, Pantina tha se LDK-ja, si institucion, ka mbetur një parti e orientuar drejt shtetformimit dhe interesit publik.

“Mendoj se si parti po, e kanë ndjekur vijën dhe vizionin e Rugovës. Mund të themi se ka individë të ndryshëm brenda partisë që përdorin mendësi tjetër, por si institucion LDK-ja në vazhdimësi e ka ndjekur rrugën e Rugovës”, u shpreh ajo.

Sipas saj, LDK ka treguar vazhdimisht se e vë interesin e shtetit para atij partiak, edhe në momente kur kjo i ka kushtuar me vota.

“LDK gjithmonë ka qenë parti institucionaliste, që e ruan interesin e shtetit dhe vlerat shtetërore. Besoj se të gjithë pajtohen me këtë”, ka theksuar Pantina.

Deklaratat e saj vijnë në një periudhë kur vendi po përgatitet për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku në listën e kandidatëve është përfshirë edhe djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, çka ka ringjallur diskutimet për orientimin dhe trashëgiminë politike të LDK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.