Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kthimi i transportit publik në Prishtinë, Rama u kërkon falje qytetarëve për shqetësimin

Gazeta10
02 December 2025 - 22:24

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se pas alokimit të mjeteve nga ministria, kanë realizuar menjëherë pagesën ndaj Trafikut Urban.

Duke theksuar se rikthimi i shërbimit do të bëhet nesër, Rama u kërkoi falje qytetarëve për shqetësimin.

“Sot, sapo u alokuan mjetet nga Ministria, ne si komunë menjëherë realizuam pagesën ndaj Trafikut Urban. Nga nesër rikthehet shërbimi për qytetarët, të cilëve u kërkojmë ndjesë për shqetësimet”.

“Punëtorëve të Trafikut Urban u shprehim mirënjohje të veçantë për korrektësinë dhe për punën e palodhshme që e bëjnë çdo ditë për kryeqytetin tonë”, shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.