
I dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar, sot do ta takojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta10.
Ky takim është planifikuar të fillojë për në orën 9:30.
I njejti do të mbahet në ndëresën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës.
“Takimi mes Vuçiqit dhe Escobarit është planifikuar për në orën 9:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, pas së cilës do të dërgohet një njoftim për mediat”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.
Dje diplomati amerikan ka qëndruar në Kosovë ku ka takuar krerët e shtetit dhe kryetarët e subjekteve opozitare. / Gazeta10