
Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, duke komentuar procesin ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë, ka thënë se, atje në burg është ‘’UÇK-ja, historia jonë, lufta jonë për liri’’.
Çitaku ka thënë se me 16 shtator vendoset për historinë dhe të vërtetën e luftës sonë.
Postimi:
Nuk është në burg Hashim Thaçi i PDK-së. Në burg është Hashim Thaçi i UÇK-së. Hashim Thaçi i Kosovës.
Nuk është në burg Jakup Krasniqi i PDK-së. Në burg është Jakup Krasniqi i UÇK-së. Jakup Krasniqi i Kosovës.
Nuk është në burg Rexhep Selimi i VV-së. Në burg është Rexhep Selimi i UÇK-së. Rexhep Selimi i Kosovës.
Në burg është UÇK-ja. Historia jonë. Lufta jonë për liri. Një pjesë e pandashme e asaj që jemi sot.
Prandaj, më 16 shtator nuk vendoset vetëm për fatin personal të katër burrave.
Vendoset për historinë tonë. Për të vërtetën e luftës sonë. Për mënyrën se si brezat që vijnë do ta lexojnë dhe do ta kuptojnë rrugën e Kosovës drejt lirisë.
Sepse historia që ua lëmë fëmijëve tanë është po aq e rëndësishme sa e ardhmja që ndërtojmë për ta.
Më 16 shtator, përtej partive e dallimeve tona, është Kosova.