Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti kujton Eqrem Kryeziun: Në takimin e fundit diskutuam shtruar e këndshëm për Kosovën

Gazeta10
25 August 2026 - 13:58

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka kujtuar Eqrem Kryeziun, ish-nënkryetarin e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili vdiq sot në mëngjes në moshën 78-vjeçare.

Kurti e ka kujtua herën e fundit që e takoi Kryeziun në shtëpinë e tij në Prizren.

E kujtoi atë si “politikan përherë në shërbim të Prizrenit”, ka shkruar mes tjerash Kurti.

“Sot, në moshën 78-vjeçare, ka vdekur Prof. Eqrem Kryeziu. Herën e fundit që u takuam në shtëpinë e tij në Prizren, ishte nga fundi i dhjetorit të vitit 2025. Diskutuam shtruar e këndshëm për atë çka qenë dhe si është Kosova. Vullneti njerëzor dhe kthjelltësia mendore ia tretnin çdo vështirësi shëndetësore. Si ngahera, e kishte të pamundur të thoshte fjali të rëndomta; një lloj mendimi të thellë dhe të qartë njëkohësisht e kishte për standard bisede”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Kurti tha po ashtu se “Eqrem Kryeziu zhvilloi një karrierë të gjatë e dha një kontribut të madh në arsim dhe akademi, si profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës”.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.