Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për shitje të kokainës në Mitrovicë

Gazeta10
25 August 2026 - 12:40

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet R.H. dhe Q.H., të cilët dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, dyshohet se shitja e substancës narkotike ka ndodhur nga 22 tetori i vitit 2025 deri më 9 janar të vitit 2026.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit, gjatë periudhës 22 tetor 2025 deri më 9 janar 2026, në rrugën “Rifat Dedia”, në lagjen Kolloni të Mitrovicës, dyshohet se në mënyrë të paautorizuar u kanë shitur personave të ndryshëm substancë narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 0.22 deri në 0.50 gramë”, thuhet në aktakuzë.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka bërë të ditur se te të pandehurit janë gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike, telefona dhe para të gatshme.

“Gjatë zbatimit të urdhrit për kontroll, te të pandehurit janë gjetur dhe sekuestruar katër qese me substancë narkotike, me peshë të përgjithshme 1.7 gramë, një mulli për bluarjen e substancës narkotike, dy telefona mobilë, si dhe 1,700 euro para të gatshme”, thuhet ndër të tjera lidhur me rastin.

Pas ngritjes së aktakuzës, Prokuroria ka bërë të ditur se i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprën penale për të cilën akuzohen dhe t’u shqiptojë dënim sipas ligjit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.