Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Deri në fund të muajit dhjetor…”, ARRU del me sqarim për rritjen e tarifave të ujit

Gazeta10
03 December 2025 - 10:40

Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit ka sqaruar se është duke u marrë me procesin e rregullt tre-vjeçar të përcaktimit të tarifave të ujit.

Përmes një njoftimi, ky autoritet thekson se janë në fazën e shqyrtimit të aplikacioneve tarifore të pranuara nga ofruesit e shërbimeve të ujit.

“ Procesit të përcaktimit të tarifave, ashtu siç e parasheh korniza ligjore, i paraprin diskutimi publik, të cilin jemi duke e zhvilluar nëpër të gjitha regjionet”.

“Secila prej Kompanive Rajonale të Ujit (KRU) e paraqet kërkesën tarifore për tre vitet e ardhshme, e në anën tjetër Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit, do të bëjë analizën dhe vlerësimin e pavarur profesional të aplikacioneve sipas metodologjisë tarifore duke i sfiduar Kompanitë Rajonale për rritje të efiçiencës. Në fazën aktuale të procesit të shqyrtimit të aplikacioneve tarifore, nuk mund të flasim për nivele tarifash”, thonë nga ARRU.

Poashtu bëhet e ditur se ky proces do të përfundojë deri në fund të muajit dhjetor, kur edhe do të lëshohen Urdhëresat Tarifore për tre vitet e ardhshme (2026-2028) për të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.