
Ministrja e Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar për ndarjen e bursave për të cilat janë dhënë 1 milion euro, raporton Gazeta10.
Nagavci ka thënë se për studentët e dalluar do të ketë më shumë mbështetje dhe mundësi.
Tutje, Nagavci ka njoftuar edhe për detajet e konkursit.
E para e arsimit në vend ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojnë me mbështetjen ndaj tyre.
Këtu keni statusin e plotë:
“Për studentët tanë, më shumë përkrahje, edhe më shumë mundësi.
1 milion euro do të ndahen për studentët tanë elitarë të Universiteteve publike, në programet Baçelor dhe Master për vitin akademik 2022-2023.
Konkursi është i hapur deri më 02.11.2022, ndërsa aplikimi mund të bëhet në mënyrë elektronike në vegzën:
Për detajet e konkursit klikoni këtu:
Arsimi është prioritet i Qeverisë.
Përkrahja për studentët tanë do të vazhdojë, ashtu si edhe angazhimi i pandalur për përmirësimin e performancës dhe rezultateve në arsim.
Suksese aplikuesve”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10