Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati njofton se hapet aplikimi për mbështetjen me 100 euro për studentët

Gazeta10
20 October 2022 - 11:18

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për mbështetjen me 100 euro për studentët nga Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta10.

Murati ka thënë se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët që studiojnë në Republikën e Kosovës.

Murati njoftuar edhe për detajet e aplikimit.

Ai ka thënë se pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen nga institucionet arsimore.

Këtu keni statusin e plotë:

“Hapet aplikimi për studentë për mbështetje nga Pako për Përballje me Inflacion

Sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.

Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë.

Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Republikës:

https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358

Formulari i aplikimit për studentët jo-shtetas:

https://ekosova.rks-gov.net/SubService/360”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.