Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani pret Prattipatin, flasin për zgjedhjet, seancën në Dhomën e Përfaqësuesve e për zhvillimet në Kosovë

Gazeta10
04 Dhjetor 2025 - 17:56

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.

Presidenca tha se në këtë takim ato kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor.

Në takim u diskutua edhe për seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA mbi zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, si dhe u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, shtoi Presidenca.

“Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, për çka Kosova tashmë është shembull. Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u tha në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.