Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Lushtaku ra pre e provokimeve të vazhdueshme të Matoshit

Gazeta10
04 Dhjetor 2025 - 22:44

Analisti politik Fidan Rama ka komentuar përplasjen e fundit verbale mes ish-deputetes së VV-së, Ardiana Matoshi, dhe antarit  të PDK-së, Sami Lushtaku, duke thënë se pritet që diskursi do të shkojë në një nivel edhe më të ashpër gjatë ditëve në vijim.

“Pres që gjatë ditëve të vijim të shkojë në nivel tjetër ky diskurs i kandidatëve që janë në garë, sepse në fund të fundit secili synon të kapë secilën votë e moment,” deklaroi Rama në emisionin Adresa.

Ai e cilësoi të papranueshme mënyrën se si Ardiana Matoshi iu drejtua familjes Lushtaku, por shtoi se edhe reagimet e vetë Sami Lushtakut nuk kanë qenë të pranueshme.

“Qasja e ish-deputetes Ardiana Matoshi ndaj familjes Lushtaku natyrisht se është e papranueshme, por edhe vetë deklaratat e z. Lushtaku ishin të papranueshme,” tha ai.

Rama shtoi se reagimi i Lushtakut i është dukur më shumë si pasojë e provokimeve të vazhdueshme.


“Më shumë e kam parë si një lloj reagimi të pakontrolluar të Lushtakut për shkak të provokimeve të vazhdueshme. Nuk kam pritur që ai të bie pre e këtyre provokimeve,” tha analisti.

Ai paralajmëroi se përshkallëzimi i toneve do të vijojë edhe nga subjekte të tjera politike.


“Pres që kjo të zgjerohet, ka me shku pak nga AAK-ja, nga LDK-ja. Në ditët në vijim nuk është se kemi me pa ndonjë prezantim programi, por kush me kë po godet më tepër,” përfundoi Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.