Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi policore operative

Gazeta10
06 December 2025 - 12:14

4 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative të Policisë së Kosovës, janë certifikuar në fushën e “Aftësive të veçanta policore operative”, në kampin “Vrella”.

Në një njoftim policia thekson se certifikimi erdhi  pas një trajnimi të zhvilluar nga një konsulent ndërkombëtar, përmes OSBE-së

“Ky trajnim u organizua në bazë të nevojave të identifikuara nga vetë Njësitë Speciale dhe u mbështet nga ekspertë të jashtëm të ofruar nga OSBE, partner strategjik i Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve specialistike.

Ky aktivitet kontribuon në rritjen e aftësive profesionale dhe gatishmërisë operative të Njësive Speciale, duke forcuar standardet dhe kapacitetet e tyre në operacione të veçanta policore”, theksohet më tej në njoftimin e policisë,

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.