Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kristjan Asllani dëshiron largimin nga Inter, i pakënaqur me minutazhin

Gazeta10
20 October 2022 - 15:21

Sipas asaj që raporton”Tutto Mercato”  minutazhi i paktë edhe pse Marcelo Brozovic është ende i dëmtuar, janë arsyet që media e njohur italiane sqaron se fantazisti i Kombëtares shqiptare Kristjan Asllani dëshiron largimin nga Interi që në janar, muajin që përkon me hapjen e dritares së transferimeve.

20-vjeçari nga Elbasani erdhi te zikaltërit për të qenë zëvendësuesi i Marcelo Brozovic në rolin e mesfushorit përpara mbrojtësve, por mesa duket Simone Inzagi ka preferuar më së shumti Hakan Çalhanoglu  dhe Henrik Mikitaryan në rolin e Brozovicit të dëmtuar.

Nuk dihet ende nëse Interi dëshiron të privohet ose jo nga vetë futbollisti kuqezi, i cili dëshiron të largohet në huazim te ndonjë skuadër që i garanton minuta në këmbët e tij.

Aktualisht në të gjitha kompeticionet me fanellën e Interit, Kristjan Asllani është aktivizuar në total në 8 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjë herë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.