Nga një ministër që ndërtoi rrugët me një kosto të lartë për kohën, nga njohuria për devijimin e trasesë së autostradës, deri te ndarja përfundimtar me Hashim Thaçin e deri te hapërimi si i vetmuar Nebi Mërseli “Si u kalit çeliku” është vepra e shkrimtarit rus Nikolay Ostrovsky ku përshkruhet jeta e një të riu revolucionar, simbol i forcës së brendshme të krijuar me vështirësi siç bëhet përpunimi i këtij metali.
Kalitja është proces i bërë përmes ngrohjes dhe shuarjes. I tillë është Fatmir Limaj – komandant Çeliku.
Për Kosovën ka bërë shumë. Si i ri është kalitur herët. Herët e kishte ndarë mendjen se liria vjen vetëm nëpërmjet luftës. Bashkë me vëllanë kryen qysh në fillim të 90-tave në qendër të Prishtinës një sulm ndaj një eksponenti të njohur gjatë regjimit të Milosheviqit. Hjekat e tij e familjes nuk u ndalen.
U rreshtua në luftë me bindjen se do të vjen liria. Liria erdhi dhe i kushtoi me ballafaqim me drejtësinë në Tribunalin e Hagës dhe dëshmoi pafajësinë. Iu rrekë politikës dhe ishte figurë e lartë në partinë e dal nga lufta.
Edhe në politikë u ballafaqua me akuza për korrupsion dhe prapë dëshmoi pafajësinë. Kur vendosi të ndahet nga PDK-ja, filloi të brishtet. Mbijetoi politikisht falë votës së rajonit nga vjen. Erdhi koha të shkrihet.
Pasi nuk arriti të gjejë strehim tek ndonjë parti do të garojë i vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Koka e tij e çeliktë edhe në politikë po i kushton me moskalim të pragut dhe larg ulësve të Kuvendit e larg së qenuri faktor. Pati mundësinë të koalicionojë me Kurtin, por kërkesat e tij sikur nuk hasën në admirim. Me AAK-në u ndan menjëherë pas zgjedhjeve.
As tentimi të lidhet me LDK-në nuk pati sukses. Kishte kërkuar shumë si duket. Edhe krahu pacifist që dominon në LKD e kanë refuzuar. Dështoi edhe me PDK-në, edhe pse kishte dëshirë bashkimi, ngase iu frikësuar se do t’ua marrë partinë.
Edhe pse i dëshpëruar, tha se rrugët nuk kanë përfunduar dhe ka shpresë të ketë ulëse dhe me shokët e shoqet e dikurshëm të ndryshojë qeverisjen. Çelilku u kalit, dhe fraza metaforike e ndërtimit të karakterit nëpërmjet vështirësive që sjell jeta, në politikë e kthen në procesin e shuarjes nëpërmjet ngritjes së tempëraturave të larta. Dhe është në fazën e shuarjes, kthimit në harkim.
Do të mbetet politikani më i përfolur i përzier në korrupsion. Nga çlirimtar e hero në notues mesatar në politikë. Nga një ministër që ndërtoi rrugët me një kosto të lartë për kohën, nga njohuria për devijimin e trasesë së autostradës, deri te ndarja përfundimtar me Hashim Thaçin e deri te hapërimi si i vetmuar. Me hipotekën e përfituesit nga asfalti dhe me stigmën se EULEX-i e hetoi për korrupsion.
NISMA e tij që në skenë të ketë një social-demokraci dështoi. Diskursi i shtrembëruar shpesh dhe deklaratat përherë të fryera në formë e pa përmbajtje. Me vetëbesim se do të fitojë e lere më të mendon për kalimin e pragut. Ky vetëbesim i tepruar, i bazuar në dëshirën për të qenë me çdo kusht në politikë, si dhe disa komandantëve të dal nga lufta, po vyshket!