
Petkoviq ka theksuar se pala serbe i ka përmbushur të gjitha hapat nga Udhëzuesi për Energjinë si dhe zotimet nga marrëveshjet e tjera të arritura në dialogun e Brukselit, transmeton Gazeta10.
Drejtori i ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, ka theksuar sot në një bisedë me dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë negociatat, por gjithashtu insiston në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, para së gjithash marrëveshjes për formimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, shkruan Tanjug.
Petkoviq dhe Eskobar kanë biseduar për perspektivat për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa gjatë bisedës janë diskutuar edhe çështjet e targave dhe energjetikës./Gazeta10.
