
Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka arritur ta miratojë Projektligjin për Mbështetjen e Punëve Publike.Kjo ndodhi në mungesë të kuorumit, pasi nga 68 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 56 morën pjesë në votim.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se edhe kjo pikë do të kalojë për votin në rend dite të enjten e ardhshme.