Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vllasi: Njohja faktike ndodh kur Serbia nuk ka pretendime territoriale ndaj Kosovës

Gazeta10
20 October 2022 - 17:52

Njohësi i rrethanave politike, avokati Azem Vllasi, në emisionin Info10, ka folur për marrëveshjen finale në dialogun Kosovë-Serbi, njohjen reciproke,  raporton Gazeta10.

Ai tha se njohja faktike ndodh me faktin se Serbia nuk ka më pretendime territoriale.

“Njohja nuk është vetëm një akt formal, një deklaratë me një fjali në atë marrëveshjen finale. Njohja faktike do të ndodh me faktin si Serbia më nuk ka pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe po nënshkruan marrëveshje me Kosovën si shtet që e ka sovranitetin e vet, integritetin territorial, kufinjët e vet dhe sturkturën e brendshme kushtetuese d.m.th Serbia me një Kosovë të tillë po bisedon dhe po nënshkruan marrëveshje.”, tha Vllasi./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.