Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla në Berlin: Do të vazhdojmë të jemi partner serioz në angazhimet për sundimin e ligjit

Gazeta10
20 October 2022 - 19:18

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë sot në takimin e Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, ku në emër të Qeverisë së Kosovës, ka ritheksuar zotimin për shtyerjen përpara të iniciativave nën kornizën e Procesit të Berlinit.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Gazeta10.

“Me këtë rast ritheksova zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtyrjen përpara të iniciativave nën kornizën e Procesit të Berlinit, si iniciativa që do të sjellin përfitime për regjionin dhe më gjerë. Potencova rëndësinë jo vetëm të bashkëpunimit rajonal, por dhe më gjerë në shkëmbimin e informacioneve me qëllim të luftimit të migrimit të parregullt, por dhe në rritjen e sigurisë në përgjithësi”, tha fillimisht ai.

Më tej, Svecla, bëri të ditur se në këtë takim ka prezantuar rezultatet e Kosovës në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Rezultate të cilat kanë ndikuar në rangimin e Kosovës si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor nga Raporti Botëror i Drejtësisë në Sundimin e Ligjit si dhe përmirësimit për 17 vende në Indeksin e Transparency International.”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.