Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qeveria s’ndryshon qëndrim për targat

Gazeta10
20 October 2022 - 19:29

Përkundër propozimit të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që zbatimi i vendimit për targat të shtyhet për 10 muaj, nga Qeveria e Kosovës nuk kanë ndryshuar qëndrim. Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryesiu ka thënë se e kanë për obligim që të zbatojnë sundimin e ligjit e vendimet qeveritare, derisa nuk ka treguar se nëse ekzekutivi po e shqyrton shtyrjen e vendimit. Deputetë të opozitës e njohës të çështjeve politike kanë kërkuar nga ekzekutivi që të harmonizojë qëndrimet me SHBA-në, raporton Gazeta10.

Raporti: Gentiana Gashi

Kamera: Tonin Fejza/K10

Qeveria e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket kërkesës së emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për shtyerjen e zbatimit të vendimit për targat për 10 muaj.

 Derisa Escobar një ditë më parë në emisionin “Prime Time” në Kanal 10 tha se kjo kërkesë nuk është vetëm e SHBA-së por edhe e të gjitha shteteve të QUINT-it, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se e kanë për obligim që të zbatojnë sundimin e ligjit e vendimet qeveritare.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu me këtë rast edhe u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që t’i konvertojnë targat duke përfituar nga lirimi tatimor e doganor.

“Ne i kuptojmë shqetësimet dhe brengat e zëvendës Ndihmës Sekretarit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatik edhe përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe i ndajmë po ato me të, sepse siguria e paqja janë vlera dhe interes jetik e i përbashkët. Njëkohësisht, ne kemi për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë, vendimet qeveritare. Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën. Nuk është data 31 e as 30 tetor sot. Jemi në kuadër të fushatës për konvertimin e targave ilegale në ato legale RKS. Ju bëjmë thirrje përsëri qytetarëve serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat duke përfituar nga lirimi tatimor e doganor”.

Derisa nga qeveria nuk e kanë pohuar e as mohuar nëse do të shtyjnë zbatimin e vendimit për targat, deputetë të partisë më të madhe opozitare, PDK-së kanë kërkuar nga ekzekutivi që të harmonizojë qëndrimet me ato të SHBA-së.

Ndërkaq, shtyerjen e zbatimit të vendimit e kanë kërkuar edhe njohës të çështjeve politike në vend.

Serbët lokal kanë kohë edhe 11 ditë që tabelat ilegale të lëshuara nga Serbia, t’i zëvendësojnë me tabela të Republikës së Kosovës, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.