Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Beqë Cufaj: Mendoj se debati i sotëm e vendos Kosovën në një prizëm të ri

Gazeta10
23 December 2025 - 19:48

Komentatori politik, Beqë Cufaj i ftuar sot në edicionin special në Kanal 10, komentoi kandidatët për deputet dhe njëkohësisht edhe nënkryetarët e partive më të mëdha në vendin tonë, LVV, LDK, PDK dhe AAK.

Cufaj tha se debati i sotëm në një formë quhet edhe shkencë komunikimi masiv që do ta formatojë fushatën. Ai tha se kjo fushatë është e jashtëzakonshme.

“Mendoj që ky debat i sotëm, në një formë a tjetër në atë që quhet shkencë komunikimi masiv, e do t’a formatojë fushatën e cila faktikisht nga dje, sot është në vlugun e saj. Është një fushatë e jashtëzakonshme dhe e pazakonshme. Kemi një bilanc të dyfishtë, bilanc të qeverisjes deri më 9 shkurt, dhe bilanc të ngërqit nga 9 shkurti deri më sot”, shtoi tutje Cufaj.

Cufaj gjithashtu shtoi se ky debat i sotëm do t’a vendosë Kosovën në një prizëm me shkallë optimizmi.

Mendoj se ky debat i sotëm e vendos edhe Kosovën si të tillë, në një prizëm të ri me një shkallë optimizmi, që edhe pas 28 dhjetorit vërtet të gjitha partitë politike sot i kemi përfaqësuesit e kryesorë të tyre, mungojnë vetëm liderët. Poashtu do të ulen në tavolinë dhe do të bëjnë çdo gjë që të gjejnë një zgjidhje”, shtoi tutje Cufaj./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.