Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Gazeta10
31 October 2026 - 9:16

 

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim edhe me njësitet tjera të policisë, sot me datë 30.10.2026 rreth orës 17:40 në Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetasit Gjerman T.Y., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar.

Urdhër arresti ishte lëshuar nga autoritetet Gjermane për veprat penale “Vrasja në tentativë, Shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore” vepra këto të sanksionuara sipas kodit penal të shtetit Gjerman.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
31 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.