
Një tjetër dëshmi e rëndë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është rrëfyer në emisionin “Adresa” në Kanal 10.
E mbijetuara tregon për trajtimin çnjerëzor që kishte përjetuar, duke rrëfyer se u jepnin shiringa me një substancë të bardhë, pas së cilës deri në mëngjes nuk dinin se çfarë kishte ndodhur.
Ajo kujton edhe momentin e tmerrshëm kur ishte zgjuar e mbuluar në gjak dhe kishte parë plagët në trupin e saj.
“Na i jepnin do shprica, me diçka të bardhë me i pi, edhe jo ma. Deri në sabah s’kemi ditë kurgja ma na. Kur jam çu, gjaku më shojke vi. Me e pa barkun, na e kishin shpërthy me thika. Shpirti ish me rrajë, se s’po dilke”, rrëfen ajo.