
Një tjetër dëshmi tronditëse e dhunës seksuale ndaj grave gjatë luftës së fundit në Kosovë është rrëfyer sonte në emisionin “Adresa” në Kanal 10.
E mbijetuara kujton me dhimbje momentet e tmerrshme kur, në shtëpinë ku jetonte, përballë saj ndodheshin tre persona. Ajo tregon se dy prej tyre qëndronin te dera, ndërsa njëri hyri brenda dhe e sulmoi fizikisht e seksualisht.
“Veç dy dhoma i kemi pasë, një tavolinë të bukës. Ata tre rrishin në derë e njani hini mrena. Më kapi mu, tu u munu me më përqafu. E kam shty, tu u mundu me e hek atë kontakt, e me kajt, nxanë përpjetë tavolinës”, rrëfen ajo.
Duke kujtuar tmerrin e përjetuar, ajo tregon se kishte rezistuar dhe ishte përpjekur ta largonte sulmuesin, por nuk kishte mundur ta ndalte.
“O Zot, perpak vdiqa prej dhimbjes. U mundu me më kapë në gjoks me dhëmbë. O, refuzo e kaj çika, e kaj plaka. Boll u munojsha, po nuk mujsha me i shty. E kryjti atë punë. S’disha ku jam, nuk e di ma çka ndodhi”, rrëfen ajo mes dhimbjes.