
Një grua e dhunuar seksualisht nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë ka rrëfyer përjetimet e rënda pas dhunimit, përfshirë edhe momentin kur kishte kuptuar se kishte mbetur shtatzënë.
Në dëshminë e saj në emisionin “Adresa” në Kanal 10, ajo tregon se dhimbja dhe trauma e përjetuar e kishin çuar deri në atë pikë sa kishte tentuar t’i jepte fund jetës duke përdorur helm e nga ai, dikur edhe kishte abortuar.
Megjithatë, ishte vjehrra e saj ajo që e kishte vërejtur gjendjen e saj dhe i ishte drejtuar me fjalë:
“Po çka po don me ba, ? A po don me i lanë tre fëmijë jetima në dorë tem? Çka boj unë me ta?”, i kishte thënë vjehrra.