
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, u takua me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Në një njoftim rreth takimi, misionit i NATO-s në Kosovë theksoi se bashkimi i qëllimeve dhe koordinimi midis të gjithë akterëve të brendshëm mbeten në thelb të misionit të KFOR-it.
“Përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur, transparent e të vazhdueshëm, KFOR-i mbetet i përkushtuar për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet dhe për kontributin në stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim