Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Arrihet marrëveshja, së shpejti qytetarët e Kosovës e BiH do të mund të udhëtojnë pa viza

Gazeta10
21 October 2022 - 18:09

Qytetarët nga Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, së shpejti do të mund të udhëtojnë pa viza, si pjesë e marrëveshjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që sapo është arritur në Procesin e Berlinit.

Këtë e bëri të ditur Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, përmes rrjetit social Twitter, e cila po ashtu njoftoi se vendet do të njohin diplomatë.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor do të mund të udhëtojnë në këto shtete vetëm duke prezantuar ID-të.

Njerëzit atje tani do të kalojnë kufijtë e vendeve të tyre pa viza. Universitetet njohin reciprokisht diplomat e tyre, punëdhënësit njohin reciprokisht kualifikimet e tyre. Ne punuam për të për një kohë të gjatë, tejkaluam përçarje të thella dhe bashkuam vendet”, ka shkruar ajo ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.