Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MSH reagon pas pretendimeve të një personi se e shëron autizmin: Mos bini pre e mashtrimeve

Gazeta10
19 January 2026 - 22:32

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me reagim pasi një qytetar nga Gjilani, iu ka përshkruar ilaqe në vlerë mijëra euro fëmijëve, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm. Arianit Sllamniku ka publikuar edhe në rrjetin e tij social Facebook postime të kinse trajtimit të këtyre rasteve.

Ministria iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht dhe të mos bien pre e mashtrimeve.

“Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe rrjete sociale lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë”, thuhet në reagim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.