Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku kritikon Kurtin: Qeveria e tij nuk është shembull, afera multimilionëshe e ministrat e tij janë nën aktakuzë

Gazeta10
20 January 2026 - 18:12

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili së fundmi ka pohuar se qeveria e tij ka qenë shembull dhe pa afera korruptive.

Në një postim publik, Çitaku ka theksuar se, pavarësisht këtyre deklaratave, disa ministra të Qeverisë Kurti janë nën aktakuzë dhe se vendi është përfshirë nga afera multimilionëshe.

“Afera nga rezervat shtetërore, deri te tregtia e energjisë. Qindra miliona të dhëna në kontrata pa tender. Vendin në terr e ki. S’ka ekonomi, s’ka energji”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka shtuar se këto deklarata të kryeministrit, sipas saj, i lehtësojnë personat e përfshirë në raste të ndryshme, duke përmendur me emra Nagip Krasniqin dhe Martin Berishajn, ndërsa ka ironizuar pohimin e Kurtit se “gjithçka qenka e pastër”.

Ajo ka kritikuar edhe refuzimin e kryeministrit për t’iu përgjigjur thirrjes së Prokurorisë, duke e cilësuar këtë veprim si mungesë shembulli dhe përgjegjësie institucionale.

“Kjo nuk është shembull. Kjo nuk është përgjegjësi. Gënjeshtra pa kripë. Keq, Albin. Shumë keq”, ka përfunduar Çitaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.