Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet 69-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshohet se vidhte kuleta me para në kamionë të parkuar në Lipjan

Gazeta10
20 January 2026 - 23:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 69-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet për disa raste të vjedhjeve përgjatë vitit të kaluar.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet për vjedhje të portofolave me para nga kamionët e parkuar.

“I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndaj tij për veprat  (së paku tri vjedhje) të raportuara në rajonin e Lipjanit, po kryhen procedurat e nevojshme hetimore”, theksohet në njoftim

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.