Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Manifesta prezanton grupin Saz’iso, së shpejti koncert në Prishtinë (VIDEO)

Gazeta10
22 October 2022 - 17:34

Manifesta Biennial ka prezantuar grupin Saz’iso i cili së shpejti do të jetë në Prishtinë për performancë muzikore, raporton Gazeta10.

Manifesta14 ka bërë të ditur se ata do të interpretojnë këngë nga albumi i tyre “At Least Wave Your Handkerchief at Me: The Joys and Sorrows of Southern Albanian Song” në Fabrikën e Tullave.

Manifesta ka dhënë detaje edhe për cilësinë dhe tematikën e përmbajtjes së këngëve të tyre.

Ky koncert do të mbahet të dielen e ardhshme.

Këtu keni postimin e plotë:

“Saz’iso vjen në Prishtinë!

Saz’iso janë gjithashtu pjesëmarrës në Manifesta 14 Prishtina dhe do të interpretojnë këngë nga albumi i tyre “ At Least Wave Your Handkerchief at Me: The Joys and Sorrows of Southern Albanian Song” në Fabrikën e Tullave. Cilësia unike e këngëve të tyre vjen prej sazeve, një zhanër i muzikës folklorike që rrjedh prej jugut të Shqipërisë, me tinguj e ritme të ruajtura nga muzikantë që kanë emigruar në Athinë, Londër e në shumë vende të tjera për t’ju arratisur turbulencave të periudhës pas-komuniste.

Si formacioni i grupit dhe produksioni i këtij albumi përbën një endje të gjatë producentëve për të përmbajtur e ndarë trashëgiminë kulturore, për të transmetuar rrëfimet gojore dhe ndjesitë e forta që evokon.

Ata janë pjesë e ekspozitës “Grand Scheme of Things” në Grand Hotel Prishtina, e paraqiten në katin e katërt të këtij hoteli, të titulluar – mbi migrimin.

Ejani në Fabrikën e Tullave, të dielën tjetër, në orën 18:00 për të parë performancën e tyre. Ky event është falas dhe i mirëpret të gjithë”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.